Fillimi i reformës zgjedhore dhe rishikimi i Ligjit për Financimin e Partive Politike janë kërkesat që shoqëria civile i ka përsëritur sot në Ditën Globale të Zgjedhjeve.
Për transparencën në organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve në Kosovë është diskutuar në një tryezë të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe kryetari i këtij institucioni, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se kanë përparuar sa i përket organizimit të zgjedhjeve në vend.
Pas vlerësimit pozitiv të performancës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Bashkimit Evropian, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryetarin e KQZ-së, z. Kreshnik Radoniqi, i cili e ka njoftuar për angazhimin e këtij institucioni në zgjedhjet e fundit komunale.
Presidentja Osmani, nga ana tjetër, ka theksuar se KQZ-ja ka dëshmuar integritet dhe aftësi organizative me zgjedhjet e fundit, ndaj ka avancuar besimin e qytetarëve ndaj KQZ-së.
Sipas Osmanit, kjo performancë e KQZ-së është lavdëruar edhe nga vetë monitoruesit e BE-së, të cilat i kanë vëzhguar zgjedhjet e fundit.
Në komunikatën për media, bëhet e ditur se ajo ka thënë se vendit i duhen institucione kredibile dhe me integritet, ndaj ka mbështetur punën e KQZ-së, me urimin që ky standard i dëshmuar të vazhdohet të mbahet edhe më tej.