Aksident mes tri veturave në Veternik, lëndohen tre persona

Aksident mes tri veturave në Veternik, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur sonte rreth orës 20:40 në Veternik të Prishtinës.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona, shkruan Gazeta Enigma.

Për shkak të këtij aksidenti janë krijuar kolona të mëdha.

Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, duke treguar se tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 20:30, në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar  tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

Me rastin janë duke u marur njësitë e trafikut rajonal./GazetaEnigma/

Related Articles