Në dalje të qytetit të Pejës, janë të vendosura disa kamera të sigurisë, të cilat kanë për qëllim parandalimin e ndërtimeve pa leje dhe kontrabandës.
Pas disa informacioneve, thuhet se vetëm tre zyrtarë policorë të rajonit të Pejës, kanë qasje në këto kamera.
Rreth kësaj çështje, Gazeta Enigma ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Pejës, Driton Rugova, i cili tha se këto kamera nuk monitorohen nga Policia e Kosovës.
“Me datën 21 prill, Zyra e Prokurorit në Pejë ka pranuar pyetje në lidhje me këtë çështje, ndërsa me datën 22 prill Zyra për Informim në Pejë e ka dhënë një përgjigje duke njoftuar se Policia e Kosovës nuk ka qasje në këto kamera nga telefonat e tyre celular”, tha Rugova për Gazetën Enigma.
/Gazeta Enigma/