Kryetari i Partisë Social – Demokrate, Dardan Molliqaj ia ka dalë në mbrojte policit Amir Hoxha i është suspenduar nga puna për shkak të një postimi që kishte bërë më 4 shkurt në Facebook.
Molliqaj ka deklaruar se suspendimi i policit erdhi sepse theu rendin që ia kërkonte heshtjen dhe nënshtrimin .
Amir hoxha kishte kërkuar pagesën e shujtave për policët edhe shtesat për punë jashtë orarit, shkraun Gazeta Enigma.
Molliqaj për këtë ka thënë se nuk ka profesion më të keqpërdorur nga Qeveria Kurti, se ai i policit
“Nuk ka profesion më të keqpërdorur nga qeveria Kurti, sesa ai i policit. Mbani mend skenat në veri për hesape elektorale? Por kontrolli nga sipër, që vie duke u rritur, po fillon me ata që cenojnë idiliken e demokracisë. Polici i përjashtuar nga puna shpërfaqi kontradiktën në mes të privilegjeve të atyre në pushtet dhe kushteve të vështira të punëtorit. Prandaj u largua. Ai tha shumë, me pak fjalë. Polici nuk është trup në shërbim të privilegjeve të shefit. Kushtet e punës, pa sigurim shëndetësor e me orar e terren të vështirë pune, ditë e natë, policin e dobësojnë. Mbajtja nën kushte minimale është shfrytëzim. Sindikata e policisë duhet të zgjohet. Polici nuk është robot. Përjashtimi nga puna tregon natyrën e pushtetit totalitar. Arkitektura e nënshtrimit është e gatshme. Shembja e saj domosdoshmëri. Por sikur në secilin profesion, njeriu nuk është i reduktueshëm në punën që bënë. Polici është edhe qytetar. Amir Hoxha u largua nga puna sepse theu rendin që ia kërkonte heshtjen dhe nënshtrimin. Me përjashtimin e tij u sulmua e drejta demokratike e fjalës dhe e drejta për punë”, ka shkruar Molliqaj.
Sipas tij, shembujve për disiplinim që po jep pushteti qytetarët duhet t’i përgjigjen me mësime që jep organizimi sindikal.