Këndellet Drenica, fillon prezantimin e transferimeve të afatit kalimtar të janarit

Këndellet Drenica, fillon prezantimin e transferimeve të afatit kalimtar të janarit

Klubi Futbollistik “Drenica” ka njoftuar se pas një krize të madhe, ka arritur ta rikthejë klubin në binarët e normalitetit.

Kuqezinjtë menjëherë kanë filluar prezantimin e futbollistëve që i janë bashkuar skuadrës në merkaton dimërore.

Azem Bejta është njëri nga futbollistët që bashkohet me drenicasit, duke u rikthyer në shtëpinë e tij.

Portieri Florjan Smakiqi është një tjetër prurje tek kuqezinjtë, që do të jetë garanci në portë.

Smakiqi së fundmi ishte pjesë e Feronikelit, klubit që po kalon krizë të thellë.

Gjatë ditës priten edhe zyrtarizime të tjera nga skuadra e Drenicës.

Related Articles