Policia e Kosovës në raporton 24 orësh ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Aeroportin e Prishtinës, për shkak të dyshimit se të njëjtit prezantuan dokumente të falsifikuara, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Të arrestuarit do të udhëtonin nga Prishtina drejt një shteti evropian, thuhet në njoftimin e policisë.
Raporti i Policisë:
ANP-së, Prishtinë 05.02.2022 – 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që i njëjti derisa ka tentuar të udhëtoj në destinacionin Prishtinë-në një qytet tjetër evropian, ka prezantuar dokumentin – letërnjoftimin e huaj, që dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

ANP-së, Prishtinë 05.02.2022 – 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që i njëjti derisa ka tentuar të udhëtoj në destinacionin Prishtinë-në një qytet tjetër evropian, ka prezantuar dokumentin – letërnjoftimin e huaj, që dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Enigma/