Drejtuesit e Komiteti Olimpik të Kosovës dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, kanë vizituar sot Fshatin Olimpik në Yanqing të Kinës, ku janë pritur nga shefat e misionit, Bujar Turjaka (Kosovë) dhe Kliton Muça (Shqipëri).
Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, që shoqërohej nga anëtari i Bordit Ekzekutiv, Musa Selimi, e zyrtari ndërlidhës për çështje të COVID-it, Jeton Beqiri, dhe sekretari i përgjithshëm i KOKSh-it, Gerti Shima, u kanë uruar fat dhe suksese garuesve, derisa kanë kërkuar kujdes të shtuar shkaku i masave për mbrojtje ndaj COVID-19.
Kosova po përfaqësohet me skitarët Albin Tahiri e Kiana Kryeziu, ndërsa Shqipëria me Deni Xhepan. /Gazeta Enigma/