ShBA i dhuron Kosovës edhe 500 mijë doza të vaksinës Pfizer, ja kur arrijnë ato në Kosovë

ShBA i dhuron Kosovës edhe 500 mijë doza të vaksinës Pfizer, ja kur arrijnë ato në Kosovë

Të martën në Kosovë do të arrijë një kontingjent prej 500 mijë dozave të vaksinave, raporton Gazeta “Enigma”.



Se këto doza të kompanisë Pfizer do ti dhurohen Kosovës, e ka konfirmuar Drin Podrimqaku, këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

“Po të martën do të arrijnë 515,970  doza të vaksinës Pfizer”, ka thënë Podrimqaku, duke njoftuar se këto vaksina janë donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë në gusht të vitit 2021 kishin pranuar 35 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19, pjesë e donacionit të SHBA-ve për Kosovën.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kishte thënë se këto doza e sjellin 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të Kosovës për vaksinimin.

“Sot SHBA dhuroi kontingjentin e parë nga 500,000 doza Pfizer për Kosovën, duke e sjellë atë 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të saj të vaksinimit. E dhënë përmes COVAX, kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura midis njerëzve tanë. Së bashku mund ta mposhtim COVID-19”, kishte shkruar Blinken, shkruan Telegrafi.

Kujtojmë se mars të vitit të kaluar, presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani i ishte drejtuar presidentit amerikan Joe Biden me kërkesën që ta ndihmojë Kosovën në sigurimin e vaksinave.

Më shumë se 1.7 milion doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë. / Gazeta Enigma.

Related Articles