Ditën e djeshme u zhvilluan ndeshjet e para të 1/8 të finales së Kupës së Kosovës, teksa në mesin e katër skuadrave që siguroi biletën drejt çerekfinales ishte Onix pasi në penallti fitoi ndaj KEK-ut 5-4. Koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën me rezultat 3-3.
Megjithatë, ditën e sotme me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, skuadra e KEK-ut ka bërë të ditur se pritet që ekipi i KEK-ut të kalojë në fazën tjeter.
Skuadra e KEK-ut theksoi se kanë bërë ankesë tek organet kompetente të FFK-së, pasi ndeshja ndaj Onix kishte parregullësi në protokol – portieri rezervë i ekipit vendas nuk ishte në protokol fare./Gazeta Enigma/