Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh edhe deputet i LDK-së, Armend Zemaj e ka pyet ministrin aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia, se cila është dinamika e shtuar në procesin e sigurimit të vaksinave anti-Covid në Kosovë.
“Unë mendoj edhe dje edhe sot, ministri Vitia e ka përmend një fakt. Është shtuar dinamika që nuk ka qenë e duhur. Unë e pyes z.Vitia se cila ka qenë dinamika e duhur dhe cila nuk ka qenë dinamika e duhur lidhur me këto tri procese të sigurimit të vaksinës Covid, ajo me Komisionin Evropian, ajo me ‘Covax’ dhe pjesa tjetër poashtu me datën 30 mars kam marr konfirmimin tjetër nga Covax që është përcjell nga ju për t’iu informuar për ardhjen e kontingjentit të dytë të vaksinave. Edhe kontrata me ‘Pfizer’ është përcjell tek ju me 31 mars… cila është dinamika e duhur që e keni shtuar z. Zemaj nga ajo ditë e deri më sot”, ka thënë Zemaj.
Kësaj pyetje të Zemajt i është përgjigjur Vitia. Ai deklaroi se duhet pritur edhe pak kohë për të parë se cfarë dinamike është shtuar në këtë proces.
“E para është një keqinformim. Nuk është kontrata finale. E dini edhe ju. Është një parakontratë. Për pjesë të tjera të shtimit të kësaj dinamike, siç thashë edhe dje të presim edhe pak kohë që të shohim se çfarë dinamike është shtuar dhe se çfarë do të vjen në fund”, ka thënë Vitia.