“Stuhia e Kuqe” godet Feronikelin, Arbëria fiton në Drenas

“Stuhia e Kuqe” godet Feronikelin, Arbëria fiton në Drenas

Arbëria ka shkaktuar senzacion të vërtetë, teksa ka arritur të triufojë përballë Feronikelit në udhëtim me rezultat minimal 0-1, raporton Gazeta “Enigma”.

Kreshnik Bahtiri ka qenë ‘heroi’ i vërtetë për skuadrën nga Lipjani, pasi që ka arritur ta dërgojë topin drejt rrjetës në minutën e 89-të të ndeshjes.

Bahtiri realizoi me kokë pas harkimit të Agon Llugiqit duke ‘shokuar’ vendasit e ‘Niklit’ që po insistonin deri në ato minuta për ta gjetur golin që do bënte shkëputjen e këtyre dy skuadrave në klasifikim.

Me këtë fitore, skuadra e Arbërisë tashmë ngritet në kuotën e 33 pikëve dhe ndodhet vetëm një larg për të dalë nga ‘zona e kuqe’.

Ndërkohë, Feronikeli tashmë rrezikon seriozisht statusin e skuadrës elitare, pasi që mbetet në pozitën e gjashtë, por me 35 pikë, vetëm dy pike larg rënies. /Gazeta Enigma/

Related Articles