Albin Tahiri ka garuar sot në disiplinën e lëshimit në skijimin alpin të Lojërave Olimpike Dimërore Pekini 2022.
Skitari ynë përfundoi në vendin e 35-të nga 43 garues, pozita e tij më e mirë në Lojërat Olimpike Dimërore.
Tahiri pati kohën 1 minutë, 52.44 sekonda. Albini do të garojë edhe në disiplinat e kombinimit alpin, sllallomit dhe sllallomit të madh.