Ambasadori gjerman në Kosovë, John Rohde, këtë të hënë u shpreh i shqetësuar rreth nismës për restaurimin e shtëpisë së politikanit Xhafer Deva.
Menjëherë pas tij nuk mungoj as reagimi i mediave serbe të cilat nuk e priten aspak mirë këtë projekt, derisa gazeta e njohur serbe Kurir e ka quajtur skandal dhe në njërin prej artikujve të tyre, Xhafer Devën e cilësojnë “Hitler të Kosovës”.
‘’SKANDAL: Shqiptarët po e rinovojnë shtëpinë e Hitlerit nga Kosmeti, me ndihmën e BE-së dhe UNDP-së’’, thuhet në titullin e numrit të kësaj gazete.
Deva lindi në Mitrovicë më 21 shkurt 1904. Në politikë hyri pas pushtimit të Mbretërisë Serbo-kroato-sllovene në prill të vitit 1941, pёr organizimin e pushtetit nё rajonin Mitrovicë-Podujevё-Vushtrri, që ishte ajo pjesë e trevës së Kosovёs nёn pushtimin gjerman. Prej vitit 1943 dhe deri nё mbarim tё luftёs së Dytë Botërore ishte kryetar i organizatёs Lidhja e Dytë e Prizerenit dhe drejtoi qendresёn pёr tё penguar futjen e trupave partizane jugosllave nё Kosovё. /Gazeta Enigma/