Mbi 23 mijë raste aktive me COVID në Kosovë

Mbi 23 mijë raste aktive me COVID në Kosovë

Aktualisht në Kosovë janë 23 mijë e 823 raste aktive me COVID-19, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tetë viktima nga ky virus, ndërkaq janë regjistruar edhe 754 raste pozitive.

Janë shëruar edhe tre mijë e 900 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 191 mijë e 408.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 146 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.793.236 doza të vaksinës.

Deri më tani 808.328 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 88 mijë e 988 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./Gazeta Enigma/

Related Articles