Hoti: Kurti mashtron veten dhe botën me deklaratat për uljen e pabarazisë në paga

Hoti: Kurti mashtron veten dhe botën me deklaratat për uljen e pabarazisë në paga

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me deklaratat për uljen e pabarazisë në paga, duke e akuzuar se po e mashtron opinionin publik. Sipas Hotit, treguesit e punësimit në Kosovë vazhdojnë të jenë shqetësues, veçanërisht te gratë dhe të rinjtë.

Ai ka thënë se nga çdo dhjetë persona të moshës së punës në Kosovë, vetëm katër janë të punësuar, ndërsa te gratë dhe të rinjtë pjesëmarrja në punësim është edhe më e ulët.

Hoti ka theksuar se gjysma e popullsisë së moshës së punës nuk është fare pjesë e tregut të punës. Sipas tij, këta tregues kanë mbetur të pandryshuar gjatë pesë vjetëve të fundit, pavarësisht miliona eurove të shpenzuara në skema të punësimit dhe subvencione.

Postimi i plotë:

Kurti mashtron veten e botën me deklarata se e ka ulur pabarazinë në paga.

E fsheh të vërtetën:

– nga çdo 10 persona të moshës së punës, vetëm 4 janë të punësuar;

– nga 10 gra të moshës së punës, vetëm 3 janë të punësuara;

– nga 10 të rinj të moshës 15-24, vetëm 3 janë të punësuar;

– gjysma e popullsisë së moshës së punës as nuk marrin pjesë në tregun e punës.

Këto raporte kanë mbetur të njëjta në pesë vitet e fundit, edhe pse janë shpenzuar miliona në skema të superpunës e të subvebcioneve pa asnjë efekt real afatgjatë.

Kostoja e jetës gati është dyfishuar në pesë vitet e fundit. Sigurimet shëndetësore as nuk janë në horizont. Prodhimi vendor është në krizë dhe çmimet e produkteve ushqimore nga importi janë gjithnjë e më të larta.

Atëherë për çfarë ulje të pabarazisë po flet ky?

Related Articles