Një person është arrestuar si i dyshuar për dhunimin e një gruaje në Prishtinë

Një person është arrestuar si i dyshuar për dhunimin e një gruaje në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një grua.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Me datën 07.02.2022 lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovar  nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër  kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

/Gazeta Enigma/

Related Articles