Më shumë se 400 milionë persona janë infektuar me COVID në botë që nga fillimi i pandemisë, ndërsa numri i viktimave kap shifrën në 5 milionë e 761 mijë e 208 persona.
Vendi më i prekur nga COVID është SHBA-ja me 77 milionë e 25 mijë e 27 raste dhe 908 mijë e 262 viktima.
India është vendi i dytë me numrin më të lartë të rasteve në botë 42 milionë e 339 mijë e 611, e ndjekur nga Brazili 26 milionë e 776 mijë e 620 persona
Franca, Britania, Rusia dhe Turqia kanë konfirmuar më shumë se 12 milionë raste.
Numri i rasteve në mbarë botën tejkaloi 100 milionë më 26 janar 2021, duke shënuar 200 milionë më 4 gusht të të njëjtit vit dhe e shkoi në 300 milionë më 6 janar 2022. /Gazeta Enigma/.