Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë deklaruar se do të ndihmojnë Kosovën në fushën e energjisë për periudha afatgjata, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan n sot në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ku ky i fundit ka premtuar mbështetje për Kosovën në fushën e energjisë.
“Ministres Rizvanolli ia shpalosa zotimin për ta ndihmuar Kosovën në ndërtimin e një ekonomike të qëndrueshme që tërheq investitorë të huaj, mban të rinjtë dhe garanton siguri afatgjatë energjetike përmes një furnizimi të besueshëm, të larmishëm dhe të ndërlidhur me energjinë rajonale”, ka shkruar Hovenier në Twitter./Gazeta Enigma/