Benzema në dyshim për ndeshjen e Ligës së kampionëve kundër PSG-së

Benzema në dyshim për ndeshjen e Ligës së kampionëve kundër PSG-së

PSG do ta mirëpresë Real Madridin më 15 shkurt në Parc des Princes të Parisit më kuadër të Ligës së Kampionëve, mirëpo sulmuesi kryesor i Los Blancos, Karim Benzema, nuk është ende i gatshëm plotësisht të kthehet në fushat e blerta nga lëndimi që pësoi kundër Elches në La Liga në fundin e janarit.

Francezi ka udhëhequr në mënyrë mbresëlënëse në sezonin 2021/22 me Real Madrid, ku në 28 paraqitje ka shënuar 24 gola duke përfshirë pesë gola në Ligën e Kampionëve, dhe padyshim do të ishte një mungesë tepër e madhe për Madrilenët në raundin e të 16-tës së finales shkruan gazeta Enigma.

Blancos do të ndeshen të shtunën me Villarrealin në La Liga dhe Ancelotti për momentin nuk do ta rrezikojë Benzeman duke e lënë të pushoj, pasi nuk është 100% i gatshëm sipas trajnerit italian.

“Sigurisht që na mungon Benzema, ai është golashënuesi më i mirë në ligë, duke shënuar shumë gola këtë sezon për Real Madridin. Pa Benzeman është më e vështirë, por pa Benzeman ne kemi fituar ndeshje. Mendoj se kemi bërë mirë pa Karimin” përfundoi Carlo Ancelotti. /Gazeta Enigma/

Related Articles