Sot emisari britanik Stuart Peach vjen në Kosovë, takon liderët shtetëror

Sot emisari britanik Stuart Peach vjen në Kosovë, takon liderët shtetëror

Përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach sot do të vijë në një vizitë zyrtare në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Stuart Peach do të takohet me liderët shtetëror të Kosovës.

Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma” se Peach do të takohet me presidenten Osmani duke filluar nga ora 11:00.

Ndërsa, dikur pasdite, Peach do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Paraprakisht i dërguari i Britanisë së Madhe e ka vizituar Serbinë.

Atje është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me kryeministren Ana Bërnabiq e me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq..

Kujtojmë se javë më parë në Kosovë ka qëndruar zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Gabriel Escobar, njëherësh i dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. / Gazeta Enigma.

Related Articles