Mbrojtësi i krahut të majtë Theo Hernadez pritet ta vazhdojë kontratën me Milanin në fund të kësaj jave.
Mbrojtësit francez i skadon kontrata në qershor të vitit 2024, por ai ka arritur marrëveshje me klubin Italian që ta vazhdojë qëndrimin e tij në “San Siro” edhe për dy vite të tjera, raporton gazeta spanjolle AS.
Agjenti i 24-vjeçarit do të jetë këtë javë në Milano për ta nënshkruar kontratën e re. Hernandez pritet t’i përfitoje rreth 4.5 milionë euro në vit, tre milionë më shumë sesa paga e tij aktuale.
Theo Hernandez në këtë sezon është duke bërë paraqitje fantastike duke i shënuar katër gola dhe tetë asistime nga 27 ndeshje në të gjitha garat.
Klubet që kanë shprehur interesim për ish-lojtarin e Real Madridit janë Chelsea dhe Paris Saint-Germain.
24 – vjeçari iu bashkua gjigantit Italian në verën e vitit 2019 nga Real Madridi për 20 milionë euro./GazetaEnigma/