Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet e 25 prill në Shqipëri. Një urim në adresë të Edi Ramës ka ardhur edhe nga deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Kamberi ka uruar Ramën dhe shqiptarët për zgjedhje të suksesshme dhe demokratike. Në urimin e tij Kamberi thekson se beson që Republika e Shqipërisë do të vazhdojnë përkujdesjen ndaj Luginës së Preshevës, pasi sipas tij, pa Shqipërinë dhe Kosovën, Lugina e Preshevës është e harruar dhe e diskriminuar
“Uroj Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe kryetarin e saj z. Edi Rama për suksesin e arritur në zgjedhjet e 25 Prillit. Uroj Republikën e Shqipërisë dhe qytetarët e sajë për maturinë e treguar, qetësinë e ruajtur dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve demokratike. Besoj fuqishëm që Republika e Shqipërisë dhe institucionet e saja do të vazhdojnë përpjekjen e tyre për t’u përkujdesur edhe më shumë për Luginën e Preshevës dhe qytetarët e sajë.”, thuhet ne urimin e tij.
Kamberi vijuar me tej me konstatimin se Shqipërinë dhe Kosovën, Lugina e Preshevës do të jetë e zbehte, e harruar dhe diskriminuar edhe më tej, ndersa ka vijuar duke cituar Isa Boletinin, “Ne do të jemi mirë kur është mirë Shqipëria.”