Një grua është kthyer në familjen e vajzërisë pasi bashkëshorti I saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, shkruan Gazeta Enigma
Ky rast ka ndodhur të premtën rreth orës 20:00 ka njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa burri është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Fushë Kosovë 05.02.2022 – 20:00. Me datë 11.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes, viktimës femër kosovare. Viktima është kthyer në familjen e vajzërisë. Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.