Një person ka pësuar lëndime, pasi gjatë punës ka rënë nga kati i dytë i një objekti banesor në Prishtinë, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 16:30, njofton policia.
“Është raportuar se një mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në një objekt banesor është rrezuar nga kati i dytë dhe ka pësuar lëndime.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin janë intervistuar pronari i kompanisë dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Gazeta Enigma/