Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth plagosjes së mbrëmshme që ndodhi në Prishtinë, ku përmes raportit 24 orësh, kanë njoftuar se deri te plagosja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:09 në rrugën “George Bush”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Deri te rasti ka ardhë pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nën përkujdesje policore”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rr. Gjorgj Bush, Prishtinë,12.02.2022 – 21:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Deri te rasti ka ardhë pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nën përkujdesje policore. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Enigma/