Kosova i ka bërë thirrje qytetarëve të saj që gjenden në Ukrainë të largohen nga aty sa më parë pas rritjes së tensioneve me Rusinë.
Përmes një publikimi, Ministria e Jashmte e Kosovës, i ka bërë thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë drejt Ukrainës dhe nëse ndodhen atje, të argohen sa më parë.
MPJD-ja ka publikuar edhe numrat e telefonit ku qytetarët mund të kontaktojnë.
Noftimi i plotë:
MPJD iu bën thirrje qytetarëve kosovarë të largohen sa më parë nga Ukraina Pas rritjes dramatike të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, të shkaktuara nga prania dhe lëvizjet e mëdha të trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën, tashmë nuk mund të përjashtohet më, fillimi i një konflikti të hapur të armatosur.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës iu bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të mos udhëtojnë drejt Ukrainës dhe nëse ndodhen atje, të largohen sa më parë.
Për informacione aktuale dhe ndihmë konkrete, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Pragë në numrin: + 420 257 217 775 ose në adresën e emailit: [email protected]
/Gazeta Enigma/