Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar tri viktima nga COVID-19, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Në mesin e viktimave është një burrë i moshës 50-59 vjeçare nga Vushtrria, një burrë dhe një grua mbi 80 vjeç nga Komuna e Ferizajt dhe Shtërpcës.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 508 raste të reja me COVID-19.
Ndërsa, gjatë kësaj kohe 1 mijë e 281 qytetarë janë shëruar nga ky virus.
Komuna e Prishtinës edhe sot prinë për numrin më të madh të rasteve të reja me COVID gjatë 24 orëve të fundit, me 71 raste./Gazeta Enigma/