Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, ka uruar për 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, dhe atë të parin që nga njohja nga ky vend.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Lapid përmendi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve që nisi nga viti i kaluar, teksa shtoi se ju pëlqen ta shohin flamurin e Kosovës duke valëvitur lart mbi ambasadën e këtij vendi në Jerusalem.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë popullit të Kosovës! Vitin e kaluar, ne vendosëm marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve tona dhe ne në Izrael na pëlqen të shohim flamurin tuaj të valëvitur lart mbi ambasadën tuaj në Jerusalem”, ka shkruar ai.
Marrëveshja e njohjes së Kosovës nga Izraeli u nënshkrua nga ministrja e atëhershme e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj dhe homologu i saj izraelit, Gabriel Ashkenazi.
Happy National Day to the people of Kosovo! Last year, we established diplomatic relations between our two countries, and we in Israel love seeing your flag flying high above your embassy in Jerusalem! ???????? ????????— יאיר לפיד – Yair Lapid???? (@yairlapid) February 17, 2022