Zyrtare: Prishtina – Ballkani zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë
Prishtina ka njoftuar se ndeshja derbi e xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës ndaj Ballkanit nuk do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan Gazeta Enigma.
Kjo është ndeshja e dytë radhazi që Prishtina nuk po e luan në “Fadil Vokrri”, pasi edhe në Kupë ne Kosovës ndaj Drenicës u detyrua të luaj në Lipjan.
“Sfida e xhiros së 20 në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet FC Prishtinës dhe FC Ballkanit do të zhvillohet të dielën, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.
Prishtina aktualisht pozicionohet në vendin e pestë me 24 pikë, kurse Ballkani në vendin e dytë me 36 pikë./GazetaEnigma/