Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti po marrin pjesë në punimet e Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Osmani ka shkruar se është e kënaqur të marr pjesë në ceremoninë e hapjes së këtij viti së bashku me kolegët nga e gjithë bota.
Ajo përmes një postimi në Twitter ka theksuar se Kosova është e gatshmë të kontribuojë si partner i besueshëm.
“E lumtur të marr pjesë në ceremoninë e hapëse të ‘Turning the Tide’ të këtij viti në Konferencën e Sigurisë në Mynih së bashku me kolegë nga e gjithë bota.Kosova është e gatshëm të kontribuojë si një partner i besueshëm dhe ne mezi presim të takojmë kolegët dhe të marrim pjesë në diskutime thelbësore këtë fundjavë”, ka shkruar Osmani./Gazeta Enigma/
Pleased to attend the opening ceremony of this year’s ‘Turning the Tide’ @MunSecConf alongside colleagues from across the world.
???????? stands ready to contribute as a reliable partner and we look forward to meeting colleagues and taking part in substantive discussions this weekend pic.twitter.com/8q7Ytt6e8Z— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 18, 2022