Mehaj: Do të jemi bashkë me NATO-n gati për t’u përballur me çdo kërcënim ndaj sigurisë globale
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë ditur se Ushtarët e Sigurisë së Kosovës janë duke i vazhduar përgatitjet për pjesëmarrjen në stërvitjen shumëkombëshe të NATO-s dhe partnerëve të saj “Vigorous Warrior 2022”, raporton Gazeta Enigma.
Mehaj ka thënë se janë të gatshëm që së bashku me NATO-n dhe SHBA-në për t’u përballur me çdo kërcënim ndaj sigurisë globale.
“Ne jemi dhe do të jemi së bashku me NATO-n, të udhëhequr nga SHBA, të përgatitur dhe të gatshëm për përballje me çdo kërcënim ndaj sigurisë rajonale, kontinentale dhe globale”, ka shkruar ministri Mehaj./GazetaEnigma/