Dillian Whyte e ka nënshkruar kontratën për t’u ndeshur me Tyson Fury-n, dhe përplasja e peshave të rënda do të zhvillohet më 23 prill në stadiumin Wembley të Londrës.
Zyrtarizimi u bë në orët e para të së martës, derisa qështja e vetme e pambyllur është “Queensberry Promotions” që fitoi garën për të organizuar luftën me një ofertë rekord prej 36 milionë euro.
Kjo do të thotë – për shkak të ndarjes 80-20, Whyte do të marrë pagesën më të lartë në karrierë prej 6.7 milionë euro. Ndërsa, në rast se fiton, do të marrë 3.7 milionë.
Fury do të fitojë rreth 23 milionë euro për ndeshjen. Gypsy King nuk ka luftuar në Mbretërinë e Bashkuar që nga gushti i vitit 2018.
Ai aktualisht është pa një licencë të Bordit të Kontrollit të Boksit Britanik. Por, Fury do të aplikojë për leje për të luftuar si çdo boksier tjetër i huaj me licencën e Komisionit të Atletikës Shtetërore të Nevadës.
Whyte e la atë të priste deri vonë për të nënshkruar kontratën për luftën, pavarësisht ofertës së madhe në tryezë.
Daily Star Sport kupton se Body Snatcher po kërkonte ndryshime në kontratë gjatë fundjavës dhe gjatë të hënës. /GazetaEnigma/