Në konferencën e sotme për shtyp nga Drita janë konfirmuar dy mungesat e kësaj skuadre për takimin me Malishevën.
Malisheva e mirëpret Dritën të mërkurën në stadiumin “Liman Gegaj” në kuadër të javës së 21-të Superligë.
Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka konfirmuar se për ndeshjen e të mërkurës do të mungojnë mbrojtësi i krahut, Ilir Blakçori dhe Hamdi Namani. Megjithatë, ai konfirmoi rikthimin e Muharrem Jasharit i cili do të jetë i gatshëm për këtë sfidë.
Blakçori mungon për shkak të një lëndimi, ndërkohë që Namani është i suspenduar për shkak të kartonëve.
Ballafaqimi mes Malishevës dhe Dritës luhet të mërkurën me fillim nga ora 13:00.