Molliqaj thotë se duhet të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi me ripërcaktim të kufijve

Molliqaj thotë se duhet të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi me ripërcaktim të kufijve

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se konflikti në Ukrainë është shenjë se dinamikat gjeopolitke po ndryshojnë, teksa ka shtuar se ruajtja e status-quos në dialogun Kosovë-Serbi është gabim që do të hakmerret në të ardhmen.

Molliqaj ka thënë se ka ndryshime në raportin e forcave të fuqive të mëdha botërore. Ai shton se pasiguria do të bëhet normalitet i ri dhe se përmendja e Kosovës si shembull në raste të tilla është shqqetësuese.

“Konflikti i filluar në Ukrainë është një stacion i ri i dinamikave gjeopolitike të një bote që po ndryshon. Ky stacion i ri është shprehje e një raporti të ndryshuar forcash.  Të gjitha indikacionet flasin që lufta e pasiguria do të bëhen normaliteti i ri i kohës tonë. Kosova po përmendet gjithnjë e me shpesh në konflikte të tilla, diku si analogji, diku si përjashtim sui generis”, shkroi ai në Facebook.

Numri 1 i socialdemokratëve ka treguar se cila është mënyra e vetme që sipas tyre do i jepte fund dialogut dhe do të sillte paqe të përhershme.

“Konflikti në Ukrainë duhet të jetë këmbana e fundit për sjelljen e papërgjegjshme të politikës kosovare karshi dialogut. Nuk mjafton të themi se tash duhet të shpejtojmë drejt NATO-s. Reflektimi duhet të jetë më i thellë: marrëveshje përfundimtare që i zhduk shkaqet e luftës.

Secila marrëveshje gjysmake që e ruan status-quon, do të na hakmerret në të ardhmen, siç po i ndodh Bosnjës sot. Për neve, kjo marrëveshje është vetëm ajo e ripërcaktimit të kufijve. Aty ka vetëvendosje e barazi midis popujve. Këto janë parakushte për mundësinë që rajoni ynë të dalë nga vorbullat e luftës. Kjo do të ishte marrëveshje për paqe të përhershme”, përfundoi ai./Gazeta Enigma/

Related Articles