Juventusi ka marrë lajme të këqija nga lëndimet e mesfushorit West McKennie dhe mbrojtësit të krahut Alex Sandro, shkruan Gazeta Enigma.
Alex Sandro dhe Weston McKennie u lënduan të martën në mbrëmje në ndeshjen ndaj Villarrealit në Ligën e Kampionëve.
Mesfushori amerikan Weston McKennie pritet të jetë jashtë fushave për dy muaj ka bërë të ditur Juventusi.
“Weston McKennie gjithashtu iu nënshtrua testimeve të mëtejshme në J | Medical, të cilat konfirmuan praninë e një frakture të përbërë të kockave metatarsal të 2-të dhe të 3-të të këmbës së tij të majtë. Koha e rikuperimit është afërsisht 8 javë”, ka konfirmuar Juventusi.
Kurse gjendje e Alex Sandros do të vlerësohet pas 10 ditëve ka bëërë të ditur skuadra italiane.
“Alex Sandro, për shkak të një traume të të pësuar gjatë ndeshjes së mbrëmshme me Villarrealin, iu nënshtrua ekzaminimeve radiologjike pasditen e sotme në J | Medical, të cilat zbuluan një lezion të shkallës së ulët të muskulit të këmbës së majtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet pas 10 ditësh”, thuhet në njoftimin e bianconerëve./GazetaEnigma/