Ministria e brendshme ukrainase: Fitorja është e jona

Ministria e brendshme ukrainase: Fitorja është e jona

Ministria e Punëve të Brendshme e Ukrainës ka raportuar 392 raste të bombardimeve nga forcat ruse në Ukrainë, ka thënë të enjten një zëdhënës i ministrisë.

“Betejat vazhdojnë praktikisht përgjatë gjithë territorit të Ukrainës juglindore dhe qendrore,” ka thënë zëdhënësi, duke vënë në dukje se gjashtë ura u shkatërruan gjithashtu në rajonet e Kievit, Chernihiv, Donetsk dhe Khersonit.

“Luftëtarët tanë të forcave ushtarake të Ukrainës dhe Gardës Kombëtare, Forcave tona Kufitare, rezervistëve tanë vazhdojnë të mbrojnë vendin tonë. Fitorja do të jetë e jona”, ka shtuar zëdhënësi, raporton Gazeta Enigma.

/GazetaEnigma/

Related Articles