Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, prej vitesh ka shfrytëzuar lidhjen dhe miqësinë e tij me Putinin si shantazh për Perëndimin në këmbim të marrjes së një trajtimi special, sidomos nga Brukseli sa i përket rrugës së integrimit në BE.
Por tashmë kur Putin ka nisur lutën dhe po sulmon Ukrainën, Vuçiqit i kërkohet që të dal me qëndrim, nëse është kundër asaj që po bën miku i tij Putin apo nëse rreshtohet krah botës demokratike dhe dënon agresionin rus kundër Ukrainës.
Diplomati gjerman, Boris Ruge, më ironi ka shkruar në profilin e tij në Twitter se s’i nuk po mundet të gjej se çfarë ka thënë Aleksander Vuçi për luftën e Putinit.
“Nuk munda të gjej diçka nga presidenti Vucic për luftën e Putinit dhe agresionin kundër Ukrainës. A mundet që Qeveria e Serbisë të informojë BE-në dhe shtetet anëtare e të tjerët se ku qëndron”, ka shkruar Ruge.
Vuçiqit i ka kërkuar që të flasë edhe ish-ministri gjerman, Michael Roth. Roth ka thënë se duhet treguar cili është qëndrimi i Serbisë për agresionin rus. Presidenti serb, pritet të dal me qëndrim sot, pas një takimi që do të ketë me këshillin e sigurisë.