Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se është i interesuar të flasë për një zgjidhje dhe të gjejë një kompromis në dialogun Kosovë-Serbi.
Me rastin e vizitës së Kurtit në Bruksel, disa minuta para se të vinte lajmi se Kurti nuk do të marr pjesë në dialog, presidenti serb tha se do të bëjë diçka tjetër atë ditë, nëse takimi anulohet.
“Unë isha i ftuar për 11 maj. Unë do të shkoj në dialog më 11 maj nëse ka një të tillë. Nëse ata thonë se ai nuk është atje, madje edhe më mirë, unë do të bëj diçka të mirë diku tjetër dhe do të kem më pak probleme atë ditë. Unë do ta kalojë të paktën atë ditë më mirë”, u shpreh Vuçiq.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë para mediave në Bruksel se nuk do të marrë pjesë në takimin 11 majit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.