Vuçiq komenton pranimin e Kosovës nga Netflixi

Vuçiq komenton pranimin e Kosovës nga Netflixi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është kundërpërgjigjur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me deklaratën e saj se çdo ide që sjell destabilizim burimin e ka në Beograd.

Ai gjatë një vizite në Novi Sad, ka thënë se askush në Kosovë nuk bën as të ëndërrojë se Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës. Madje, edhe është tallur, duke thënë:

“Sot gjatë gjithë ditës po festoni që Netflixi iu ka futur në listën e shteteve. Netflixi iu futi në listë, çka po ju duhen Kombet e Bashkuara, Interpoli. Shikoni filma, goditni topin, gjithçka është në rregull”.

Platforma e filmave Netflix ka futur Kosovën në listën e shteteve, pas një peticioni të nisur në Kosovë.

Related Articles