Vladimir Klitschko, vëllai i kryebashkiakut të Kievit dhe një ish-kampion i peshave të rënda në boks, i ka bërë thirrje “të gjithë botës”, që lufta “që Rusia ka nisur” të ndalet.
Ai postoi një video në Twitter, duke thënë se “civilët u qëlluan me raketa, me operacione speciale që vriten civilë dhe kjo po ndodh në zemër të Evropës”.
Ai tha: “Nuk ka kohë për të pritur sepse kjo do të çojë në një katastrofë humanitare”.
“Duhet të veproni tani për të ndaluar agresionin rus me gjithçka që mund të keni, tani”, ka thënë Vladimir.
“Në një orë ose nesër do të jetë tepër vonë”, ka shtuar ai.
“Ju lutemi merrni në veprim tani, mos prisni. Vepro tani, ndalo këtë luftë”, ka thënë në fund ai.