Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pasi Kryeministri, Albin Kurti, ka refuzuar të takohet në bisdime për dialogun më 11 maj, në Bruksel.
Sipas, Molliqajt, Kurti e ka shtyrë takimin me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për arsye populiste.
“Kurti nuk e refuzoi takimin me Vuçiqin, por e shtyu atë për arsye populiste. Ai nuk dha asnjë arsye politike e parimore pse nuk merr pjesë në këtë takim. Natyra e arsyetimit ishte protokolare. Kurti tashmë ka zbritur tek simbolikat si zëvendësim për përmbajtjen. Ai dëshiron të duket, por jo edhe të jetë, ai që ishte”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
/Gazeta Enigma/