Organizata Botërore e Shëndetësisë është e shqetësuar për furnizimet me oksigjen medicinal në Ukrainë, duke paralajmëruar se shumicës së spitaleve mund t’u mbarojë oksigjeni brenda 24 orëve.
Drejtori i përgjithshëm, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe drejtori rajonal i OBSh-së për Evropën, Dr. Hans Kluge, bënë thirrje për një kalim të sigurt për furnizimet, përmes një korridori logjistik nga Polonia.
“Kamionët nuk janë në gjendje të transportojnë furnizime me oksigjen nga fabrikat në spitalet në të gjithë vendin, duke përfshirë kryeqytetin Kiev. Shumica e spitaleve mund të shterojnë rezervat e tyre të oksigjenit brenda 24 orëve të ardhshme. Disa tashmë kanë mbaruar. Kjo vë në rrezik mijëra jetë”, ka thënë OBSh-ja./Gazeta Enigma/