Kievi rrethohet totalisht nga trupat ruse

Kievi rrethohet totalisht nga trupat ruse

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se kryeqyteti ukrainas është i rrethuar nga forcat ruse.

Ai u deklarua kështu për Associated Press kur u pyet nëse kishte plane për evakuimin e civilëve nëse trupat ruse do ta merrnin këtë qytet.

“Ne nuk mund ta bëjmë këtë, sepse të gjitha rrugët janë të bllokuara. Për momentin ne jemi të rrethuar”,ka thënë Klitschko.

Sulmet ajrore janë dëgjuar në këtë qytet derisa qytetaret përballën me natën e dytë nga ky rrezik, shkruan BBC, transmeton Gazeta Enigma.

Related Articles