Qyteti Kharkiv në Ukrainë është goditur nga sulmet e Rusisë, derisa një person ka mbetur i vdekur dhe 31 persona janë lënduar.
Kjo u bë e ditur nga këshilli i qytetit.
Të plagosurit përbëhen nga 15 ushtarakë dhe 16 civilë, sipas këshillit të qytetit në një deklaratë për media.
Gjatë ditëve të fundit, këshilli i qytetit ka regjistruar 44 të plagosur, përfshirë 20 ushtarakë dhe gjithsej shtatë të vrarë. Shtatë viktimat përfshijnë dy ushtarakë dhe pesë civilë. /Gazeta Enigma/.