Ish-boksieri rus, Alexander Povetkin ka mbështetur pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin, pasi ai pretendon se është për shkak të rritjes së nazizmit në vendin fqinj.
Ndërsa atletët e tjerë rusë si Daniil Medvedev dhe Andrey Rublev janë ankuar për pushtimin, Povetkin bëri një postim në Instagram duke mbështetur vendimin e marrë nga udhëheqësit e vendit të tij.
“Ka fuqi në të vërtetën. Kjo frazë e famshme e shqiptuar nga Sergey Bodrov [një aktor i ndjerë] pasqyron thelbin e asaj që po ndodh në Ukrainë,” shkruhej në postimin e Povetkin në Instagram, në të cilin ai pozon përpara flamurit të Rusisë.
“Ne luftuam për të vërtetën gjatë gjithë këtyre viteve, ndërsa sllavët u shfarosën në Donbass. Prandaj unë po e mbështes vendimin e tij për të dalë në këmbë për njerëzit e zakonshëm, për të luftuar kundër nazizmit, parazitëve pavarësisht se kush janë ata. Çdo luftë ka një fund. Le të shpresojmë që edhe kjo të përfundojë në ditët në vijim”, shkroi Povetkin.
Ndërkohë, ish-boksierët ukrainas Wladimir Klitschko dhe Vitali Klitschko janë regjistruar në ushtri për të mbështetur vendin e tyre, ndërsa të njëjtën gjë kanë bërë edhe boksierët aktualë ukrainas Vasyl Lomachenko dhe Oleksandr Usyk.