Policia e Kosovës e mohon arrestimin e turkut Faruk Fatih Özer

Policia e Kosovës e mohon arrestimin e turkut Faruk Fatih Özer

Gjatë ditës së sotme mediat turke dhe vendore raportuan se në Prishtinë është arrestuar Faruk Fatih Özer.

Özer, ishte pronari i kompanisë së kriptovalutave, i cili akuzohet për mashtrimin e 390 mijë personave.

Mirëpo, Gazeta Enigma ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, të cilët edhe e mohuan se ai është arrestuar.

“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se, deri më tani nuk kemi ndonjë informacion zyrtar për arrestimin e tij në Kosovë”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Bajram Krasniqi.

Sipas mediave turke, një urdhër arresti ndërkombëtar është lëshuar për Ozer i cili u arratis në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë javën e kaluar dhe besohet se mbante kodet e kriptovalutave të atyre klientëve me vlerë deri në 2 miliardë dollarë.

Ndryshe, ai po kërkohej në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

/Gazeta Enigma/

Related Articles