Raftet e supermarketeve kanë mbetur bosh në të gjithë Ukrainën që kur shpërtheu lufta me Rusinë shtatë ditë më parë.
Që nga fillimi i luftës ka nisur edhe frika e mungesës së ushqimit, për çka edhe ukrainasit kanë blerë ushqime e të tjerët po e kanë të vështirë të gjejnë gjëra ushqimore, shkruan Skynews, transmeton Gazeta Enigma.
Tutje thuhet se qytetarët nuk po marrin as lajme se kur do të mbërrijnë furnizimet shtesë.
Në Kiev, njerëzit raportojnë se nuk kanë akses në fruta, perime, bukë dhe “furnizime të tjera bazë”./Gazeta Enigma/