Turqia i përgjigjet negativisht kërkesës së Rusisë, ia ndalon kalimin e katër anijeve luftarake

Turqia i përgjigjet negativisht kërkesës së Rusisë, ia ndalon kalimin e katër anijeve luftarake

Turqia iu është përgjigjur negativisht kërkesës së Rusisë për lejimin e kalimit të katër anijeve luftarake në përmes ujërave të saj në Detin e Zi.



Ditë më pare Ankaraja tha se kishte mbyllur ngushticat e saj të Bosforit dhe Dardaneleve, sipas një pakti të vitit 1936, duke e lejuar atë të frenonte kalimin e disa anijeve ruse.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha se Turqia i kishte kërkuar Rusisë që të mos dërgonte anijet e saj, para se të etiketonte pushtimin e Ukrainës një “luftë”, duke e lejuar atë ligjërisht të frenonte kalimet sipas Konventës së Montreux.

“Rusia ka thënë se katër nga anijet e saj do të kalojnë ngushticat më 27-28 shkurt, tre prej të cilave nuk janë të regjistruara në bazat në Detin e Zi. Ne i thamë Rusisë të mos i dërgonte këto anije dhe Rusia tha se anijet nuk do të kalonin ngushticat”, tha Cavusoglu.

“Askush nuk duhet të ofendohet nga kjo, sepse Konventa e Montreux është e vlefshme sot, dje dhe nesër, kështu që ne do ta zbatojmë atë” shtoi ai.

Të paktën katër anije ruse – dy destrojer, një fregatë dhe një anije inteligjence – po prisnin vendimin e Turqisë për të kaluar nga Mesdheu. Dy prej tyre, një fregatë dhe një destrojer, kishin kërkuar të bënin udhëtimin këtë javë, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Shtetet e Bashkuara shprehën vlerësimin për vendimin e Turqisë për të mbyllur ngushticat. Ambasadori i Ukrainës në Ankara tha se Kievi ishte mirënjohës ndaj Turqisë për zbatimin me përpikëri të paktit. /Gazeta Enigma/.

Related Articles