Dy herë kampioni i botës, Tyson Fury, ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga boksi pas meçit kundër Dillian Whyte i cili do të zhvillohet më 23 prill në stadiumin Wembley të Londrës.
33-vjeçari pas këtij meçi pritej të përballej me fituesin e duelit në mes të Anthony Joshua me Oleksandr Usyk, por Fury tani thotë se do të përfundoj karrierën si boksier për të kaluar më shumë kohë me familje.
“Kjo është lufta e fundit e karrierës sime, unë do të tërhiqem pas kësaj. 150 milionë dollarë në bankë, i shëndetshëm, i ri, do të blej një jaht të madh jashtë vendit. Po tërhiqem, jam jashtë, kjo është lufta ime e fundit, kam mbaruar”, ka thënë Fury.
Fury po fliste në një konferencë për shtyp të martën për përballjen e tij kundër Whyte, i cili kishte refuzuar të merrte pjesë. /GazetaEnigma/