KOK-u solidarizohet me Komitetin Olimpik të Ukrainës

KOK-u solidarizohet me Komitetin Olimpik të Ukrainës

Komiteti Olimpik i Kosovës është solidarizuar dhe ka ofruar mbështjetjen përmes një letre të dërguar në Komitetin Olimpik të Ukrainës, pasi që nga java e kaluar Ukraina ndodhet në luftë me Rusinë, e cila është sanksionuar nga bota e sportit së bashku me mbështetësin e tyre, Bjellorusinë.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasinqi, në letrën e dërguar për homologun e tij, Sergey Bubka, ka kujtuar kohën kur populli i Kosovës gjindej pothuajse në të njëjtën pozitë para më shumë se 20-viteve.

“Në këto ditë të vështira për popullin tuaj, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe gjithë populli ynë shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për kauzën tuaj dhe shpresën për sigurinë tuaj. Ne ndiejmë të njëjtin trishtim me ju, pasi kjo luftë na sjell kujtimet, kur ne po vuanim luftën 23 vjet më parë”, thuhet mes tjerash në letrën e presidentit Krasniqi.

KOK gjithashtu mbështet fuqishëm sanksionet e vëna nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Federatat Ndërkombëtare Sportive për për sportistët e Rusisë dhe Bjellorusisë.

KOK ka bashkëpunim të mirë me Komitetin Olimpik të Ukrainës, ndërsa presidenti i KO të Ukrainës, Sergey Bubka, i kishte ndarë medaljen e artë olimpike, Distria Krasniqit, në Lojërat Olimpike Tokio 2020. /GazetaEnigma/

Related Articles